Lajçak për bisedimet Kosovë – Serbi: Pres që palët të vijnë me mendje të hapur drejt zgjidhjes

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në raundin e ri të bisedimeve pret që të dyja palët të vijnë me një mendje të hapur dhe qasje të orientuar drejt një zgjidhjeje

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se në fund të javës do të presë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh për të diskutuar lidhur me dinarin serb.

Në një postim në Facebook, Lajçak ka theksuar se pret që të dyja palët të kenë qasje të orientuar drejt një zgjidhjeje.

“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se më 4 prill, Lajçak priti kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një rund tjetër diskutimesh për t’i adresuar implikimet e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme, për komunitetin serb të Kosovës.

Lajçak, pas takimit të fundit në Bruksel për dinarin, ka treguar se ka pasur një diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga vendimi i BQK-së.

Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social X, ka shkruar se gjatë këtij takimi, përmbushën disa boshllëqe midis propozimeve të të dyja palëve.

Ai kishte theksuar se në plan ka t’i vazhdojë diskutimet bazuar në idetë e BE-së për kompromis.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika