Lajçak për takimin në Bruksel: Presim që palët të vijnë të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara në fazën e zbatimit

Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, teksa ka folur për takimin e radhës të dialogut të nivelit të lartë që pritet të mbahet më dy maj, ka thënë se si takimi i parë i nivelit të lartë pas Ohrit, do të jetë një takim i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe Aneksit të saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Lajçak ka theksuar se agjenda do të përfshijë miratimin zyrtar të Deklaratës për Personat e Zhdukur, prezantimin e draft Statutit të parë të Asociacionit.

“Ne presim që të dyja palët të vijnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara në fazën e zbatimit”, shkroi ai.

Ai ka njoftuar se këtë javë kishte marrë pjesë në takimin rajonal të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në fillim të kësaj jave në Bruksel, Lajçak u takua me komandantin e KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Ristuccia “për të përditësuar njëri-tjetrin në fushat tona përkatëse të përgjegjësisë”.

“Unë e vlerësoj bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe njohuritë e tij të vlefshme për situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti në veri të Kosovës. Kam pasur një takim edhe me kryetarin e Seksionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social Dimitriadis”, shtoi ai.

“Unë jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e tij në Dialog dhe vlerësoj përpjekjet praktike të KESE-së në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për avancimin e qëllimeve tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika