Lajçak: Përgjegjësitë e palëve në dialog janë të qarta, Kosova ta pranojë draftstatutin evropian

"Përgjegjësitë e palëve janë të qarta: i takon Kosovës të nis procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta pranojë draftstatutin evropian, dhe është në dorën e Serbisë të përmbushë obligimet e saj të shumta paralelisht, duke filluar nga njohja e simboleve të Kosovës, dokumentet dhe institucionet" ka deklaruar Lajçak

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë listë të gjatë të obligimeve të papërmbushura nga marrëveshjet e kaluara.

Teksa ka theksuar se përgjegjësitë e të dyja palëve janë të qarta dhe se duhet të përmbushen, për Kosovën ka thënë se i takon të nisë procedurat për themelimin e Asociacionit dhe të pranojë draft-statutin evropian.

“Fokusi tani duhet të jetë në përparimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes pa parakushte e vonesa. Përgjegjësitë e palëve janë të qarta: i takon Kosovës të nis procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta pranojë draftstatutin evropian, dhe është në dorën e Serbisë të përmbushë obligimet e saj të shumta paralelisht, duke filluar nga njohja e simboleve të Kosovës, dokumentet dhe institucionet”, ka thënë Lajçak.

Në një intervistë për median serbe, Nova, emisari ka thënë se nevojiten “kompromise,  fleksibilitet dhe vizion strategjik” për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika