Lajçak: Plani përmban 11 pika, filozofia e propozimit nuk do të ndryshojë

Emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është propozimi më i mirë i mundshëm

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë i përmban 11 pika.

Lajcak në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se në këtë plan janë futur edhe disa komente nga Kosova dhe Serbia, por që në përgjithësi sipas tij filozofia e propozimit nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.

“Mendoj se mënyra më e mirë për ta quajtur është propozimi për normalizimin e marrëdhënieve, unë e kam prezantuar planin në shtator dhe pastaj kishim diskutime me Kurtin dhe pastaj ia kam prezantuar një verison të azhurnuar ku ishin reflektuar disa komente që kishim pranuar nga qeveria e Kosovës. Javën e kaluar kishim diskutim të parë substancial lidhur me planin, zgjati dy orë e gjysmë ishte diskutim i gjerë, plani ishte të ndalej cikli i krizave dhe të përqendrohemi në normalizim”, ka thënë ai.

“Janë 11 pika. Kemi diskutuar propozimin në tërësi. 2 orë e gjysmë japin kohë të mjaftueshme poër të diskutuar për propozimin dhe për kontekstin ndërkombëtar, pritjet e komunitetit ndërkombëtar dhe të ndikimit të pranimit të këtij propozimi në të ardhmen”, ka vijuar ai.

Lajçak, ka theksuar se versionet e tekstit që kanë qarkulluar në media kanë qenë të pasakta dhe të trilluara.

“Kam parë disa tekste të prezantuara në media që ishin të trilluara nga njerëz të caktuar, kishte ndryshime sepse sic thashë pas prezantimit të versionit të parë jam kthyer në Prishtinë dhe Beograd, kemi diskutuar dhe kemi kërkuar komente dhe jemi munduar ti inkorporojmë komentet. Kemi thënë qartë që filozofia e propozimit nuk do të ndryshojë sepse filozofia ishte hartuar në mirëkuptimin më të mirë se si të arrijmë te normalizimi”, ka thënë ai.

Propozimi i BE-së, sipas tij është propozimi më i mirë i mundshëm.

Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika