Lajçak pritet të takohet me krerët shtetërorë

Emisari i BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë për vizitë zyrtare të enjten në Kosovë, ku pritet të takohet me krerët shtetërorë. Sipas njoftimit, së pari do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani pastaj me kryeministrin, Albin Kurti

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të qëndrojë të enjten për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga krerët shtetërorë.

Së pari do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit për media thuhet se takimi mes Osmanit e Lajçakut do të nisë në orën 14:10.

Ndërkaq pas dy ore pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, emisari Lajçak do të takohet në orën 16:00 me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në hapësirat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, Koha: 16:00”, thuhet në njoftim.

Emisari Lajçak, të enjten dhe të premten do të qëndrojë në Prishtinë për takime me liderë të institucioneve të Kosovës, por edhe me përfaqësues të opozitës.

Në fillim të javës së ardhshme, ai do të qëndrojë dy ditë edhe në Beograd.

Vizitat i ka konfirmuar edhe Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri.

Ai ka thënë se pas takimit të fundit që liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë pasur në Bruksel, më 27 shkurt, Lajçak do të shkojë në Kosovë dhe Serbi për t’i vazhduar ato diskutime dhe për të përgatitur takimin e radhës.

Sipas këtij zëdhënësi të BE-së, Lajçak në Prishtinë do të qëndrojë më 9 dhe 10 mars, ndërsa me datat 13 dhe 14 do të qëndrojë në Beograd.

Stano ka konfirmuar se tash qëllimi kryesor është që të arrihet pajtimi rreth një plani dhe modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes. Ai ka thënë se qëllimi final është normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve, përmes një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, por kjo, sipas tij, do të pasojë në fund të procesit.

Zëdhënësi i BE-së ka përsëritur se në takimin e mbajtur së fundi, Kurti dhe Vuçiq ishin pajtuar për tekstin e marrëveshjes, e kishin miratuar atë, por nënshkrimi i saj nuk ishte i paraparë për atë takim.

Bashkimi Evropian, siç ka thënë para disa ditësh edhe një zyrtar i lartë i tij, synon që, në një skenar ideal, në takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të cilin është konfirmuar se do të zhvillohet në Ohër me 18 mars, të arrihet pajtimi edhe për planin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve.

Lajçak në Kosovë, përgatitje për takimin e Ohrit

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika