Lajçak shkruan për takimet që pati me Kurtin, Vuçiqin, Bisilim e Petkoviqin – kryetemë e takimeve përshkallëzimi i situatës

Mioslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka zhvilluar takime me liderët kyç të të dy vendeve për të diskutuar situatën aktuale në veri të Kosovës dhe për të arritur de-përshkallëzim të tensioneve

I dërguar i posaçme i Bashkimit Evropian, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mioslav Lajçak ka shkruar për takimet që ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, presidentin e Serbisë Aleksandar Petkoviqin dhe për takimet me kryenegociatorë e Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht ai ka thënë se sa kishte qenë në Greq, ishullin e Kretës është takuar me Kurtin.

“Ne u angazhuam në një bisedë të gjatë dhe konstruktive për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-përshkallëzimit, në përputhje me deklaratën e BE27 nga 3 qershori dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut” , ka shkruar Lajçak.

Më tutje ai  ka treguara  se kur është kthyer në Bruksel është takuara dhe me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi dhe me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviqin.

“I kushtuam orë të gjata diskutimeve mbi një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të Dialogut, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e nevojshëm në veri. Ne ramë dakord që të vazhdojmë këto diskutime dhe punën tonë për disa dokumente në periudhën e ardhshme”, ka njoftuar Lajçak.

Ndërkohë ai ka sqaruar se është takuar dhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka përfunduar Lajçak.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika