Lajçak sot në Beograd, pritet të takohet me Vuçiqin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet sot, më 14 nëntor, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Takimi është pjesë e përpjekjeve për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet sot, më 14 nëntor, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës serbe, takimi do të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Beograd.

Më 7 nëntor, Lajçak e vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruan RTK.

Ndryshe, Lajçak pati vizitë në Kosovë javën e kaluar ku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin dhe liderët opozitarë.

Ndërsa, kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit pritet të takohen këtë të enjte në Bruksel.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika