Lajçak: Takimi fundit me Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel, më sfiduesi deri tani
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka shkruar për takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Lajçak thotë se në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit nuk ka pasur asnjë përparim, e diskutimet i quan sfiduese si asnjëherë më parë. “Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë […]
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka shkruar për takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Lajçak thotë se në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit nuk ka pasur asnjë përparim, e diskutimet i quan sfiduese si asnjëherë më parë.
“Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë. Megjithatë, puna jonë vazhdon nesër kur do të mbledh kryenegociatorin për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes,” shkruan Lajçak.
Lajçak shton se puna vazhdon nesër, ku do të pretë të dy negociatorët kryesorë që të përpunojnë hapa konkretë për të zhbllokuar zbatimin e marrëveshjes.
“Java ime përfundoi në Dubrovnik në Forumin vjetor të Dubrovnikut që mbledh së bashku politikë dhe vendimmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë. Kjo ngjarje është gjithmonë një tregues i mirë se ku jemi përpara pushimeve politike të verës. Këtë vit, fokusi ishte në sfidat globale, zgjedhjet dhe zhvillimet e ardhshme, por diskutuam gjithashtu të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së.”















