Lajçak takohet me Bislimin: Fokusi kryesor ishte avancimi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Zëvëndëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Temë diskutimi ishte procesi në vazhdim i dialogut Kosovë-Serbi

Avancimi i normalizimit të mardhënieve Kosovë-Serbi ishte fokusi kryesor i takimit në mes të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvëndëskryeminsitrit, Besnik Bislimi.

Kështu ka bërë të ditur vet Lajçak me anë të një postimi në platformën “X”.

“Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e Takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve.”, ka shkruar Lajçak.


Procesi i dialogut Kosovë-Serbi pritet të rinisë në shtator.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika