Lajçak takohet me O’Brien dhe Escobarin, flasin për dialogun

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien si dhe zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien si dhe zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar, në Washington

Gjatë takimit është diskutuar për rrugën përpara të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka shkruar O’Brien në “X”.

O’Brien tha se SHBA mbështet fuqishëm dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive.

 

“Diskutime të rëndësishme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar dhe EUSR @MiroslavLajcak sot. Ne koordinuam strategjitë për të çuar Kosovën dhe Serbinë përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. SHBA mbështet fuqishëm Dialogun si rrugë drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive,” shkruan O’Brien.

Lajçak shtoi se është rikonfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes SHBA-së dhe BE-së.

“Një kënaqësi për t’u takuar @StateEUR Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar në Washington sot për të diskutuar rrugën përpara në Dialog dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Rikonfirmuam 🇪🇺🇺🇸bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, shkroi Lajçak.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika