Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Davos të Zvicrës.

Në takim, ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për hapat e ardhshëm.

Lajçak theksoi se me presidentin serb folën edhe për cështje aktuale të cilat i cilësoi si urgjente

“Patëm një diskutim të rëndësishëm me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, për zhvillimet e fundit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe hapat e ardhshëm në periudhën e ardhshme. Folëm edhe për çështje aktuale urgjente”, tha Lajcak.

Në Davos është duke qëndruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por nuk pritet të ketë takim me Vuçiqin.