Lajçak takon Bislimin në Bruksel, diskutojnë për dialogun

Miroslav Lajçak e ka takuar Besnik Bislimin në Bruksel, Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se me Bislimin kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm të dialogut

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka takuar të enjten në Bruksel, Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili po ashtu është edhe kryenegociator i palës kosovare në dialog me Serbinë.

Lajçak, ka shkruar në Twitter, se në takim me Bislimin është biseduar për hapat e mëtutjeshëm të dialogut.

“Patëm një diskutim të gjatë dhe të detajuar me Besnik Bislimin sot në Bruksel për gjendjen e tanishme dhe hapat e ardhshëm në dialog”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak, nuk ka dhënë më shumë detaje nga takimi me Bislimin.

Ndërkaq, me 9 korrik të këtij viti, Miroslac Lajçak, kishte marrë pjesë në forumin “Dubrovnik Forum 2022”, kishte deklaruar se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilat ai po pret që të finalizohen së shpejti.

Kurse me 11 korrik, të këtij viti,  dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishin takuar në Greqi.

Lajçak kishte shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon dhe dialogun me Serbinë.

Në një konfencë tjetër për media në muajin qershor, Lajçak, kishte thënë se takimi i radhës midis kryenegociatorëve të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, do të mbahen në muajin korrik.

Në një konferencë për media, Lajçak ka theksuar se ka një numër të dokumenteve që po diskutohen, e një ndër to është edhe ai lidhur me personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika