Lajçak takon O’Brien, diskutojnë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të mërkurën ka zhvilluar një takim me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Nëpërmjet një postimi në platformën sociale “X”, Lajçak ka bërë të ditur se diskutimet mes tyre u përqendruan në zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Ai ka theksuar se takimi […]
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të mërkurën ka zhvilluar një takim me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Nëpërmjet një postimi në platformën sociale “X”, Lajçak ka bërë të ditur se diskutimet mes tyre u përqendruan në zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka theksuar se takimi u zhvillua në prag të Konferencës së Sigurisë në Mynih, duke përmendur edhe bashkëpunimin e ngushtë midis tij dhe O’Brien.
“Krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për periudhën e ardhshme. Ramë dakord të qëndrojnë në kontakt shumë të ngushtë”, ka shkruar mes tjerash Lajçak.
Po ashtu, ai ka falënderuar Shtetet e Bashkuara në përfshirjen dhe përkrahjen diplomatike.
Great to catch up with @StateEUR O’Brien ahead of this year’s Munich Security Conference. We compared notes on the latest developments in the Western Balkans and prospects for the coming period. Agreed to stay in very close touch. Grateful for the strong 🇺🇸 support to my work. pic.twitter.com/y1KjhNA1UF
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 14, 2024















