Lajcak takon O’Brien në Bruksel, flasin për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

Miroslav Lajçak, emisari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, u takua me ndihmëssekretarin e Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien në Bruksel të mërkurën. Ata diskutuan për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ndihmëssekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të mërkurën me ndihmëssekretarin e Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Në një postim në platformën X, Lajçak ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Gjithmonë një kënaqësi për ta mirëpritur Jim O’Brien në Bruksel. Ne folëm për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë tona për periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika