Lajçak takon Vuçiqin, tregon se për çfarë ranë dakord

Në një takim në margjinat e OKB-së, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ranë dakord për rëndësinë e avancimit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në një njoftim në platformën X, Lajçak deklaruar se biseda mes tyre u përqendrua në çështjet lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Sipas njoftimit të Lajçakut, ata ranë dakord se është e rëndësishme të ketë një përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit mes dy vendeve.

Në njoftim, Lajçak gjithashtu ka theksuar rëndësinë e uljes së tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Diskutim i rëndësishëm me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në rrugën përpara në Dialogun në margjinat e e Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Ramë dakord për nevojën për të avancuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe rëndësinë e uljes së tensioneve”, ka shkruar Lajçak.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika