Lajçak në Beograd, takon Vuçiqin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka udhëtuar për në Serbi që ta takoj presidentin serb, Aleksandër Vuçiq

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të mërkurën e 20 prillit është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimi është realizuar një ditë para skadimit të marrëveshjes për targa në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç raporton “Tanjug”, Lajçak gjatë këtij takimi ka theksuar se, pritjet e anëtarëve të Bashkimit Evropian janë që të dyja palët t’i zbatojnë ato për të cilat janë dakorduar.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak tha se, do të vazhdojë të jetë plotësisht i angazhuar në vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE pa vonesa të mëtejshme, duke shtuar se anëtarët e BE presin që të dyja palët të zbatojnë gjithçka që është rënë dakord”, ka shkruar Tanjug.

Po ashtu, thuhet se presidenti serb ka potencuar se “kanë kaluar nëntë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe se ende nuk ka progres në zbatimin e obligimeve të marra nga Kosova, para së gjithash në lidhje me themelimin e masave të Bashkimit të Komunave Serbe”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi i palës serbe, Petar Petkoviç, do të takohen në kuadër të diskutimit mbi marrëveshjen për targat.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi

Në ndërkohë që, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të martën, në 9 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, se tani është koha për të ecur përpara dhe për të “përfunduar me sukses” procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se me nënshkrimin e Marrëveshjes, Kosova dhe Serbia kanë marrë obligime të rëndësishme ndërkombëtare, dhe se të dyja palët duhet të zbatojnë plotësisht gjithçka që është rënë dakord.

Ndryshe, më 21 prill do të skadojë ujdia e arritur në Bruksel.

Marrëveshja e arritur në Bruksel më 30 shtator përmban tri pika

Në pikën një, thuhet se “Forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00, dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë, maksimalisht, deri në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë”.

Takimi i dy delegacioneve me ndërmjetësimin e Brukselit

Në pikën dy thuhet se “nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, siç është rënë dakord në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE, si një masë e përkohshme derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme”.

Në pikën e tretë të marrëveshjes thuhet se “do të krijohet një grup pune i përfaqësuesve të partive të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, dhe i kryesuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave, bazuar në standardet dhe praktikat e BE -së”.

“Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë duke vendosur etiketat ngjitëse në targat e automjetit të tij”.

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat e Kosovës?

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Targat serbe me shenjat e qyteteve të kosovës si PR (Prishtinë), GL (Gjilan), KM (Mitrovicë), janë hequr.

Automjetet me këto targa është dashur të regjistrohen me RKS (Republika e Kosovës).

“Të gjithë pronarët e makinave me vendbanim në Kosovë do të përdorin targa RKS ose KS. Ato do të lëshohen nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë”, thuhet në pikën 7 të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, në katër komuna në veri të Kosovës, në të cilat shumica e popullsisë është serbe, qytetarët kanë vozitur makina me targa të qyteteve në Kosovë.

Të njëjtat, ishin të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Vendosja e stikersave ne targat serbe

Ndërkaq, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të hyjnë në territorin e Serbisë me targat RKS.

Atyre u është dashur t’i zëvendësojnë me targa të përkohshme, dhe kësisoj, Kosova detyrohej që të lëshonte targa KS të cilat pranoheshin nga Serbia.

Ndryshe, marrëveshja teknike për lirinë e lëvizjes është finalizuar në Bruksel më 14 shtator të vitit 2016, atëherë kur Kosova kishte pranuar që të zgjasë vlefshmërinë e targave KS edhe për pesë vjet.

Ndërkaq, kjo periudhë pesëvjeçare ka përfunduar më 15 shtator të vitit 2021.

Të enjten takohen grupet punuese për targat

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika