Lajçak thotë se në takimin e së premtes është biseduar për opsione në përparimin e dialogut

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak pas takimit me kryeministrin Kurti dhe këshilltarët e Gjermanisë dhe Francës ka thënë se kanë biseduar për për të eksploruar opsionet për përparim në dialog. Po ashtu, ai shtoi se ky proces do të vazhdojë edhe në ditët në vijim

Emmanuel Bonne, këshilltari kryesor në politikën e jashtme i presidentit francez, , i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ens Plotner - këshilltari kryesor në politikën e jashtme i kancelarit gjerman

Gjatë kësaj të premte, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se përgjatë takimit është theksuar se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër. Ai falënderoi z. Lajčák, si dhe këshilltarët z.Plötner dhe z.Bonne për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Zyra e Kryeministrit.

Pas takimit, emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka reaguar me anë të një postimi në Twitter.

Lajçak ka thënë se së bashku me këshilltarët e lartë të politikës së jashtme të Presidentit francez dhe kancelares gjermane, ka pasur diskutime të rëndësishme të thelluara me liderin e Kosovës dhe atij të Serbisë.

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka shtuar se me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq kanë biseduar për të eksploruar opsionet për përparim në dialog.

Njëherësh, ai tregoi se procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Sot, së bashku me këshilltarët e lartë të politikës së jashtme të Presidentit francez dhe kancelares gjermane, pata diskutime të rëndësishme të thelluara me Kryeministrin @albinkurti dhe @predsednikrs @avucic për të eksploruar opsionet për përparim në dialog. Procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”, tha Miroslav Lajçak në Twitter.

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika