Lajçak vazhdon takimet me shtetet që nuk e njohin Kosovën

Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata, me të cilën ka diskutuar rreth përpjekjeve të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe e dërguara speciale e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në vazhdën e takimeve me vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të martën e 24 janarit është takuar me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, fola për përpjekjet e BE-së për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në rajon”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe, kohët e fundit, emisari ka nisur një sërë takimesh me vendet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën janë, Rumania, Sllovakia, Qipro, Greqia dhe Spanja.

Pesë vendet e BE-së që akoma nuk e njohin pavarësinë e Kosovës llogariten ndër pengesat kryesore në këtë synim.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika