Lajçak viziton Beogradin, pritet të takohet me Vuçiq

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të hënën do ta vizitojë Beogradin, ku pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq

Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiq





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të hënën e pesë dhjetorit, do të takohet me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç shkruan Danas, pas këtij takimi, pritet të bëhet e ditur se kush do ta përfaqësojë Serbinë në samitin BE-Ballkan Perëndimor, të martën në Tiranë.

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, këtë të hënë, do të vendosin nëse do të jenë pjesëmarrës në Samitin e Bashkimit Evropian, në Tiranë.

Dodik ka thënë se nëse presidenti serb nuk do të marrë pjesë në këtë samit, atëherë prania e Republika Srpska do të jetë e diskutueshme.

“Ndoshta, Bashkimi Evropian nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të siguruar praninë e presidentit Vuçiç, por e rëndësishme është që nesër gjatë ditës, të marrim një qëndrim të përbashkët nëse do të shkojmë apo jo”, ka thënë Dodik për Tanjug.

Dodik ka theksuar se në vlerësimin e tij për marrëdhëniet e bashkësisë ndërkombëtare me Kosovën, “Vuçiç ka shënuar shumë qartë të gjitha pikat e rëndësishme të marrëdhënies së padrejtë të vetë Bashkimit Evropian”.

“Kështu që, nesër, pas bisedës së tij me njerëz të rëndësishëm, do të flasim sërish dhe do të harmonizojmë qëndrimin tonë”, ka thënë ai, duke shtuar se “do t’i koordinojmë të gjitha me presidentin Vuçiq”.

Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference për media ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se nuk do të jetë i pranishëm në samitin e Bashkimit Evropian që do të mbahet në Tiranë.

Ai ka thënë se Serbia do të jetë në samit dhe se sipas tij, presidenti Vuçiq nuk ka rrugë tjetër.

“Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit tonë, për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç që të vijë në samit, dua ta them këtë me bindje sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vetë besoj”, ka thënë Rama.

Sipas Ramës, ky samit është më i rëndësishmi në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit, pasi të gjithë liderët e Evropës së bashkuar zbresin për herë të parë në Tiranë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika