Lajçak viziton SHBA-në, takohet me Escobarin

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar Gabriel Escobar-in, të dërguarin special të SHBA-së. Në një postim në platformën X, ai njoftoi për takimin pa dhënë detaje mbi temat e diskutuara. Lajçaku shtoi se pritet të ketë biseda të tjera me Escobar-in gjatë qëndrimit në SHBA

Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar, 7 maj 2024.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar të dërguarin special të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Kështu ka njoftuar Lajçak në një postim në platformën X, nga ku nuk ka dhënë detaje për temat e diskutuara gjatë takimit me Escobar-in.

Ai ka shtuar se me Escobar pret biseda të tjera gjatë qëndrimit në SHBA.

“Sapo mbërrita në SHBA. Kam pasur një takim shumë produktiv me emisarin special të SHBA-së, Escobar-in, duke hulumtuar disa biseda të thella. Po pres me padurim biseda të tjera pasuruese gjatë qëndrimit tim këtu”, ka shkruar Lajçak.

Ndërsa, ndihmëssekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka paralajmëruar një takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilën do të koordinohen lidhur me Ballkanin Perëndimor.

O’Brien në një postim në platformën X shkruan se së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, planifikojmë të presin në fund të kësaj jave të dërguarin e BE-së, Lajçakun.

Ndryshe, me O’Brien javë më parë është takuar edhe kryeministri Albin Kurti gjatë një vizite në Gjermani.

O’Brien kishte njoftuar se në takimin me Kurtin ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika