Lajçak: Zgjedhjet në veri ishin “mina tokësore”, nuk duhej të shkelnim por e bëmë

Në një intervistë për austriaken “Kurier”, Lajçak ka deklaruar se ndonëse marrëveshja e Ohrit ishte një moment historik, zgjedhjet në veri ishin një minë që nuk duhej shkelur. Ai ka treguar se ku mbetet fokusi i BE-së

Mirosllav Lajçak,i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi

Si “mina tokësore” janë cilësuar zgjedhjet në komunat në veri të Republikës së Kosovës nga ana e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, emisarit Miroslav Lajçak.

Në një intervistë për austriaken “Kurier”, Lajçak ka deklaruar se ndonëse marrëveshja e Ohrit ishte një moment historik në procesin e deritanishëm të dialogut Kosovë-Serbi, zgjedhjet në veri ishin një minë, tashmë e shkelur.

“Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet të shkelim. Zgjedhjet lokale të prillit ishin një dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato”, ka deklaruar Lajçak.

Megjithatë, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk mbetet fokusi. Lakçak theksoi se fokusi i Bashkimit Evropian mbetet te menaxhimi i krizës në vend.

Pak ditë më parë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas dakordimit të arritur në Bratislavë për hapat e parë të shtensionimit të situatës në veri, Kosova ka filluar me hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme.

“Që nga java e kaluar, ne kemi reduktuar praninë e Policisë së Kosovës me 25% në 3 objektet e komunave në veri. Tani po fillojmë të hapim rrugën për zgjedhje të parakohshme. Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me BE/Ndërmjetësuesit për depërshkallëzim të dakorduar në Bratislavë”, ka shkruar Kurti.

Kurti: Po i hapim rrugë zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kujtojmë se, që nga fundi i majit, tensionet në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Kryetarët e rinj u kundërshtuan nga serbët lokalë, të cilët që atëherë po mbajnë protesta të vazhdueshme në tri komunat veriore në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Më 29 maj, ndodhi një përleshje në mes të serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Situata në mes të Kosovës dhe Serbisë është përkeqësuar më shumë edhe më 14 qershor, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët u liruan pas 13 ditësh nga Serbia.

Serbia ka thënë se ata “u arrestuan thellë brenda territorit të saj”, por Kosova ka njoftuar se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Të njëjtit tashmë janë liruar.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika