Lajçaku nesër në Beograd për t’u takuar me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të martën, më 14 nëntor, me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të martën, më 14 nëntor, me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi të hënën Presidenca serbe.

Siç thuhet në njoftim, takimi do të mbahet në orën 11:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Beograd.

Më 7 nëntor, Lajçaku e vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare, për të biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Propozimi i ri evropian dhe modern” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë iu dorëzua autoriteteve të Kosovës nga pesë emisarët perëndimorë gjatë vizitës së tyre në Prishtinë më 21 tetor.

Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të BE-së, të Shteteve të Bashkuara, si dhe të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Më 26 tetor, në Bruksel u mbajt një takim i veçantë në mes të kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni me kryeministrin e Kosovës Kurti, dhe më pas me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

I pranishëm në takim ishte edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Takimet nuk dhanë fryte, sepse Kurti kërkoi nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, për të cilën liderët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e saj, për të cilin u dakordua më 18 mars në Ohër.

Kurti pranoi se plani i të dërguarve perëndimorë do të ishte korniza e re e negociatave.

Presidenti serb Vuçiq e hodhi poshtë këtë. Në atë takim, pala kosovare gjoja pranoi një propozim të ri për statutin e Komunitetit.

Një ditë pas këtij takimi, liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë kërkuan që Kosova të formojë Asociacionin, ndërsa Serbia ta njohë Kosovën de facto./REL

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika