I dërguari Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka shpërndarë një fotografi, në të cilën shihet ai së bashku me të dërguarin e Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçk paralajmëron për hapa në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Harta e hapave të ardhshëm në Dialog me kolegun dhe mikun tim, Gabriel Escobar, nga Departamenti i Shtetit Amerikan”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Mapped out next steps in the Dialogue with my 🇺🇸 colleague and friend DAS Escobar. Looking forward to continuing our very close cooperation in 2023. pic.twitter.com/20PrJzvjHg

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 10, 2023

Më tej, ai ka thënë se “mezi presim ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”.