Lajçaku tregon se çfarë u diskutua në takimin me Kurtin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se në takim me kreun e qeverisë së Kosovës., Albin Kurti ka diskutuar për planin trepikësh të propozuar nga BE-ja për shtensionim të situatës në veri

Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti (djathtas), dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak (majtas)

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar çfarë kanë diskutuar në takimin që e kanë mbajtur të martën në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka theksuar nevojën për zbatimin e planit trepikësh të propozuar nga Bashkimi Evropian.

“Përsërita shqetësimet lidhur me situatën në veri të Kosovës, nevojën për deeskalim urgjent, zgjedhje të reja dhe kthimin në dialog. E vlerësova shkëmbimin e thelluar mbi hapat konkretë”, ka theksuar Lajçak.

 

Ndërkaq, tensionet në veri nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – nën asistimin e policisë – hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika