Lajm i mirë për fansat e GTA 6, mund të mos kushtojë 80 dollarë

Me Grand Theft Auto VI që pritet të dalë pas pak më shumë se një viti, shumë veta tashmë po pyesin veten se sa do të kushtojë në të vërtetë titulli nga Rockstar, i konsideruar si një nga lojërat më të pritura të të gjitha kohërave.

Edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtar për çmimin, rritjet e fundit të çmimeve nga kompani si Microsoft kanë shkaktuar shqetësim midis fansave, të cilët kanë frikë se blerja e GTA VI në vitin 2026 mund t’u shkaktojë një barrë serioze portofoleve, transmeton Telegrafi.

Muajin e kaluar, Microsoft njoftoi se do të rriste çmimet e pajisjeve dhe softuerëve të saj, dhe lojërat e saj pritet të kushtojnë 80 dollarë deri në fund të vitit.

Kjo është një rritje mjaft e madhe e çmimit, kështu që nuk është çudi që ata që presin një vazhdim të ri të Grand Theft Auto janë të shqetësuar.

Megjithatë, një koment i kohëve të fundit nga CEO i Take-Two Interactive, Strauss Zelnick, mund t’i ketë zbutur të paktën pjesërisht këto frikëra.

Take-Two, kompania mëmë e Rockstar, krijuesit të GTA, do të ketë një ndikim të madh në çmimet e GTA VI, kështu që deklarata e Zelnick solli një optimizëm të lehtë midis fansave të lojës.

“Çmimet përcaktohen në nivel krijuesi, në kontekstin e çdo krijimi individual”, tha Zelnik.

“Ne kemi pasur një larmi çmimesh për një kohë shumë të gjatë. Siç thashë edhe më parë, ne duam të përqendrohemi te vlera. Ne duam t’u japim klientëve shumë më tepër vlerë sesa ajo për të cilën paguajnë. Ky është misioni ynë. Ne duhet ta përmbushim këtë dhe ky është fokusi ynë, jo një kufizim çmimesh”, shtoi ai. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika