LAJMI I FUNDIT: Vetëvritet i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares





Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë, e ka vrarë veten. Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se përkundër tentativës së zyrtarëve policorë për të negociuar që të dorëzohet, i dyshuari për vrasjen e gruas së tij, e ka vrarë veten.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve tē Policise së Kosovës ,është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policorë që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do t’i vazhdojnë hetimet për zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka thënë Xhelal Sveçla.

Halili ishte që nga e mërkura në arrati, pasi e kishte vrarë bashkëshorten e tij, e cila ishte shtatzënë. Krimin, ai e kishte kryer ne oborrin e QKUK-së, pranë Gjinekologjisë.

Familjarët e gruas së vrarë kishin dhënë detaje se vrasësi në të kaluarën kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Gruaja e cila u vra nga burri i saj, para se të vritej kishte urdhërmbrojtje nga Gjykata Themelore e Ferizajt.

Ajo u varros sot në fshatin Llugagji të Lipjanit.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika