Lama: Nëse s’ka takime të nivelit të lartë atëherë ka një problem në raportet e Kurtit me SHBA-të

Analistja Alma Lama, vlerëson se vizita e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të duhej të ishte me liderë të lartë shtetëror

Alma Lama-analiste

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për vizitat e liderëve shtetërorë jashtë vendit, për analisten Alma Lama, vizita e  kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të duhej të ishte me liderë të lartë shtetëror.

Lama, ka theksuar se nëse i pari i ekzekutivit nuk do të ketë takime të nivelit të lartë, sipas saj kjo dëshmon problemet e tij në raport me SHBA-të.

“Një vizitë që prezantohet me pompozitet për publikun që kryemisnitri viziton SHBA-të do të duhej të shoqërohej me takime të nivelit shumë të lartë të zyrtarëve amerikanë, me sekretarin e shtetit, zëvendëspresidenten e të tjera”, është shprehur ajo.

Sipas analistes, komunikimi i vetëm i SHBA-së me Kosovën po del të jetë ai përmes të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Alma Lama, analiste

“Ndoshta nuk e ka përfunduar akoma, ndoshta mund të ketë vizita të tilla, por në rast se nuk ka nivele të larta të zyrtarëve amerikanë që e presin kryeministrin, do të thoja se ka një problem në raportet e kryeminsitrit me SHBA-të dhe i bie që komunikimi i drejtpërdrejt i SHBA-së me Kosovën të bëhet vetëm përmes të dërguarit special për Ballkanin, Gabriel Escobar, është një nivel goxha i ulët”, shtoi ajo.

Ndonëse, pritshmëritë janë të larta, Lama ka potencuar se kjo nuk mund të thuhet se është definitive meqë ende nuk dihet se kë do të takojë Kurti në ditët në vijim.

Ndërkaq, sa i përket takimeve të tjera me bizneset, ajo i sheh si pozitive por të pamjaftueshme.

Liderët kosovarë në vizitat jashtë vendit

“Takimet e tjera me bizneset, janë pozitive por nuk e përmbushin atë që kërkohet, që së paku sidomos me ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në gjeopolitikë pastaj dialogu si temë qendrore besoj që kryeminsitri duhet të pritet në nviele sa më të larta në SHBA”, ka thënë Lama.

Në anën tjetër, analisti Visar Ymeri, ka thënë se prej vizitës së kryeministri Kurti në SHBA natyrisht që pritjet janë më të larta.

“Së pari nuk është se ka pasur shumë njoftime se çfarë do të bëjë kryeminsitri atje. Takimin e vetëm që kemi parë është ai me shefen e MCC-së, që e vlerësoj shumë se është një projekt i rëndësishëm”, ka thënë Ymeri.

Visar Ymeri-analist

“Për vizitën e Kurtit në SHBA, nuk është se dimë më shumë. Dje ka njoftuar se sot do të jetë në San Francisko ku do të takohet me disa kompani që merren me fushën e tenkologjisë, që janë takime të nevojshme dhe të frytshme mund të jenë, por prej një vizite të kryemisnitrit natyrisht që presim më shumë. A do të kemi më shumë, nuk e di”, shtoi Ymeri.

Ndryshe, në ditën e parë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Kryeministri Albin Kurti

Ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që, sipas tyre, e kalon shumën e 200 milionë dollarëve e që parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Në këtë takim nga pala kosovare kanë marrë pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington DC, Ilir Dugolli, Koordinatori Kombëtar për Zhvillimin e Programit Kompakt me MCC, Lum Mita.

Ndërkaq, ditëve të fundit, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Amerikën latine, përkatësisht Panamanë dhe Kosta Rikën.

Presidentja Vjosa Osmani

Po ashtu, presidentja e vendit, të martën e 26 prillit, kishte udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Në kuadër të kësaj ceremonie, Osmani kishte zhvilluar disa takime.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika