Lama: Vendimi i GJND-së legjitimoi pavarësinë e Kosovës, por Rusia dhe Kina frenojnë njohjet e reja

Ish-ambasadorja Alma Lama, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me 16-vjetorin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka folur për atë se sa e ka shfrytëzuar Kosova këtë opinion të GJND-së.

“Vendimi i GJND-së në vitin 2010 për legjitimimin e pavarësisë së Kosovës është një nga fitoret më të mëdha për Republikën e Kosovës, por është edhe një nga vendimet që konsiderohet më i rëndësishëm në të drejtën ndërkombëtare sa i përket vetëvendosjes dhe krijimit të shteteve të reja. Ai është ndër temat më të studiuara, më të debatuara, më të përdorura, por ndoshta edhe më të keqpërdorura, si në rastin e Rusisë, e cila përpiqet të justifikojë pushtimin e krahinave në Gjeorgji dhe të Krimesë pikërisht me rastin e Kosovës, gjë që nuk qëndron juridikisht”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se, pas shpalljes së këtij vendimi të GJND-së, Kosova ka marrë disa njohje nga shtete të ndryshme, të cilat kishin nevojë për qartësi juridike.

Sa i përket diplomacisë së Kosovës, ish-ambasadorja ka thënë se vendimi i GJND-së është shfrytëzuar, por se procesi i njohjeve ka ngecur te ato shtete që “kanë aleanca ende dhe janë nën influencën ruse ose kanë aleanca me Kinën.”

“Nuk po them që nuk ka shtete të tjera të cilat nuk lëvizin, por në përgjithësi shtetet në të cilat Perëndimi dhe vendet e tjera, si Turqia, kanë pasur influencë, e kanë bërë njohjen e Kosovës”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika