Lama: VV ka humbur betejën

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka cilësuar betejën e Vetvendosjes si të humbur

Këtë herë, “kauza” e opozitës është cilësuar si “e duhur” nga analistët e emisionit të mbrëmjes së sotme në Debat Plus.

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, e ka cilësuar raportin “Freedom House” si raport serioz i shtruar nga struktura të brendshme dhe analistë te jashtëm. Sipas Lamës, Vetvendosja nuk ka vullnet për një komision të tillë që do ishte transparent mbi subvencionet e energjisë dhe kjo e bën Vetvendosjen të jap një shembull të keq.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë dhe VV ka humbur betejën”, ka thënë ajo.

Sipas analistit Ylli Hoxha, përparësia e opozitës është përzgjedhja e betejës dhe këtë të fundit po e bën siç duhet.

“Vetvendosja ka reagu dhe ka reagu gabim. Kjo i ka kriju një mundësi opozitës dhe kjo e fundit po kërkon transparencë. Kjo është formë intelegjente e saj”, ka thënë Hoxha.

Pas një videoje të Mimoza Kusari Lilas, të transmetuar në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin, Visar Ymeri ka thënë se pajtohet me mendimin e Hoxhës duke shtuar se reagimi nga përfaqësuesit e Vetvendosjes duhej t’i konfirmonte dyshimet qytetarëve.

“Mënyra si reagoi Lila është reagimi tipik kur don me mbyll një komision hetimor”, ka shtuar Ymeri.

“Freedom House” është një organizatë jofitimprurëse, e financuar nga qeveria amerikane në Washington DC e cila kryen kërkime mbi demokracinë, lirinë politike dhe të drejtat e njeriut.

E përshkruajnë veten si një “zë i qartë për demokracinë dhe lirinë në mbarë botën”.

Shija e redaktorit

Kukësi i Shqipërisë – Qyteti i parë i nominuar për...

Në kulmin e luftës në Kosovë, kjo zonë me 16,000 persona priti më shumë se 400,000 refugjatë. Tani, Kukësi po përdor historinë e tij...

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Të fundit nga rubrika