Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me fuqinë më të madhe të zjarrit të botës

"Intervenimi i NATO-së ishte shumë më rëndësi sepse realisht Ushtria Çlirimtare e Kosovë u bë ushtri e kompletuar. UÇK ishte një ushtri me forca këmbësore dhe me fillimin e goditjeve të NATO-së ajo u bë edhe një ushtri me forca ajrore, një ushtri jo vetëm më forca ajrore të zakonshme, por me fuqinë më të madhe të zjarrit të botës, me zjarrin e NATO-së", ka thënë Kudusi Lame në përvjetorin e 24-të të bombardimit të NATO-së mbi Jugosllavinë e Sllobodan Millosheviqit

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Shqipërisë, Kudusi Lame (Ilustrim)

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar luftën për çlirim dhe pastaj iu bashkuan edhe ndihmat tjera.

Lame tha se intervenimi i NATO-së ka qenë një proces natyral për të.

“Është një proces natyral për mua, nuk më dukej gjë interesante. E kam pritur një veprim të tillë qysh nga fillimi i luftës”.

Lame në RTV Dukagjini në Five ka theksuar se UÇK-ja kishte kapacitete për luftë tokësore, por jo edhe ajrore dhe më intervenim e NATO-së, UÇK-ja u bë një ushtri me forca ajrore dhe me fuqinë më të madhe të zjarri të botës, pra me zjarrin e NATO-së.

“Intervenimi i NATO-së ishte shumë me rëndësi sepse realisht Ushtria Çlirimtare e Kosovë u bë ushtri e kompletuar. UÇK ishte një ushtri me forca këmbësore dhe me fillimin e goditjeve të NATO-së, ajo u bë edhe një ushtri me forca ajrore, një ushtri jo vetëm me forca ajrore të zakonshme, por me fuqinë më të madhe të zjarrit të botës, me zjarrin e NATO-së.”

Lame ka thënë se intervenimi i NATO-së ka qenë një moment kthese për t’i ulur ndjeshëm humbjet njerëzore, dëmet materiale dhe infrastrukturore.

“Fillimi i zjarrit ajror të NATO-së mbi objektet e mbetura të ish-Jugosllavisë ishte ndihmë serioze për UÇK-në dhe popullin shqiptar. UÇK kishte kapacitete për të zhvilluar luftë tokësore, por kishte edhe vendosmërinë, kishte Valentin, kishte të gjitha elementet tjera, por nuk kishte mundësinë për të dhënë goditjen ajrore, e kjo ka qenë një shumëfishim i fuqisë së UÇK-së”, ka shtuar Lame në Five në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika