Në “Stamford Bridge”, Frank Lampard ishte hero si futbollist.

Por, si trajner punët nuk i ecën mirë dhe e shkarkuan.

Pasi pushoi një kohë, ai vendosi që ta marrë timonin e Evertonit.

Në rrethana të tjera, por i njëjti fat e ndoqi përsëri: Sot u shkarkua nga detyra.

Legjenda e futbollit anglez nuk arriti asesi ta këndell skuadrën nga qyteti i Liverpoolit.

Sipas mediave angleze tashmë është përsëri i papunë

Nën urdhëratë e tij, Evertoni regjistroi vetëm tre fitore në këtë sezon, teksa barazoi gjashtë herë dhe pësoi 11-të humbje.

Vendi i 19-të në tabelë është dëshmia më  e mirë e formës së dobët që “The Toofes” po kalojnë.

Se kush do e zë ulësen e 44 vjeçarit nuk dihet ende, por një gjë është e sigurt – “mbijetesa” në Premierligë është synimi i Evertonit.