Lamtumira e “fundit” për Williams

Të hënën e 29 gushtit do të mbahet turneu i US Open. Lojtarja Serena Williams ka njoftuar se do të jetë turneu i saj i fundit, pasi kishte njoftuar se do të tërhiqet nga ky sport

Serena Williams

Karriera e Serena Williams, do të përfundojë të hënën e 29 gushtit në US Open, me dëshirën e saj.

Williams kishte vendosur në fillim të këtij muaji, që të hiqte dorë përfundimisht nga karriera e saj si lojtare tenisi.

Pasi njoftoi planet e saj për t’u tërhequr në fillim të gushtit, Williams ka thënë  “Nuk më ka pëlqyer kurrë fjala ‘pensionim’, pasi nuk më duket si një fjalë moderne. Unë e kam menduar këtë si një tranzicion, por dua të jem e ndjeshme për mënyrën sesi e përdor atë fjalë, që do të thotë diçka shumë specifike dhe e rëndësishme për një komunitet njerëzish”.

Serena Williams, këtë situatë e quan si evolucion, “Unë jam këtu për t’ju thënë se po evoluoj larg tenisit, drejt gjërave të tjera që janë të rëndësishme për mua”, ka thënë Williams, raporton Mail Online.

Për faktin se US Open është turneu i saj i fundit, US Open ka vendosur të organizojë një ceremoni “lamtumire” me sportisten, për karrierën dhe vlerat që i kishte Williams.

Williams jo vetëm që dëshiron të kalojë më shumë kohë me bashkëshortin e saj, bashkëthemeluesin e Reddit, Alexis Ohanian, dhe vajzën e tyre pesëvjeçare Olympia, por gjithashtu Williams shpreson për një fëmijë tjetër.

“Në vitin e fundit, Alexis dhe unë jemi përpjekur të kemi një fëmijë tjetër dhe së fundmi morëm disa informacione nga mjeku im që më qetësoi mendjen dhe më bëri të ndihem se sa herë që jemi gati, mund t’i shtojmë familjes tonë” ka thënë Williams.

“Unë definitivisht nuk dua të mbetem përsëri shtatzënë si atlet. Më duhet të jem dy këmbë në tenis ose dy këmbë jashtë”.

Serena Williams, burri dhe vajza e saj

Madhështia e Williams nuk kufizohet vetëm në fushën teke, pasi ka fituar çdo titull të Grand Slam-it në dyshe të paktën dy herë dhe ka fituar dy nga katër titujt e Grand Slam-it në dyshe të përziera. Ajo gjithashtu ka arritur më shumë se 94 milionë dollarë fitime në karrierë në gjykatë, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika