Ministrja e Arsimit në Kosovës, Arbëre Nagavci ka deklaruar se me kënaqësi të madhe e ka nderuar profesorin Dr. Moshe Landsman, i cili ka dhënë  një kontributin të gjatë Kosovë duke themeluar Departamentin e Psikologjisë në Kosovën e pas luftës në vitin 2001.

Sipas Nagavcit kontributi i profesorit Landsman ishte i jashtëzakonshme për shoqërinë kosovare e cila sa po kishte dalë nga  lufta dhe nevoja për trajtim psikologjikë kishte qenë madhe për shkak të pasojave të luftës.

“Landsman themeloi Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2001. Themelimi i Departamentit të Psikologjisë në periudhën e pasluftës Kosovës, ishte shumë i rëndësishëm për trajtimin e shëndetit mendor të popullatës së përgjithshme”, ka shkruar në Twitter Nagavci.

“Mirënjohje e përjetshme për përkushtimin dhe vizionin e palodhur të Profesor Landsman dhe për gjithçka që ai ka bërë për Kosovën”, ka përfunduar ministrja e Nagavci.

1/3 Great pleasure that we honored today the long-term contribution in education of Professor, Dr. Moshe Landsman.

Landsman founded the Department of Psychology at the University of Pristina in 2001. pic.twitter.com/QAe1TLnN1W

— Arbërie Nagavci (@arberienagavci) February 3, 2023