Lane pret “rënie të shpejtë” të inflacionit

Banka Qendrore Evropiane pret rënie të shpejtë të inflacionit të lartë në Eurozonë, sipas shefit të këtij institucioni, Philip Lane

Logoja e Bankës Qendrore Evropiane.

Banka Qendrore Evropiane pret rënie të shpejtë të inflacionit të lartë në Eurozonë, sipas shefit të këtij institucioni, Philip Lane.

Inflacioni veçse ka rënë në muajt e fundit.

Mirëpo në nivelin sa është tani, 8.5 për qind, është ende përtej synimit të Bankës Qendrore Evropiane prej 2 për qind.

Aktualisht, ne ndoshta jemi “në fazën më intensive të inflacionit”, ka thënë Lane.

“Çmimet e ushqimit janë ende shumë të larta dhe kjo është ajo me të cilën përballen njerëzit kur shkojnë në dyqan”.

Por, sipas tij, nëse analizohen çmimet paraprake për përbërësit ushqimorë, “vërehet ndryshimi”.

“Ka përmirësim, që do të jetë gradual në pranverë dhe verë, por më i fuqishëm do të jetë në vjeshtë”, ka thënë mes të tjerash ai.

“Jo. Mes verës 2021 dhe shkurtit 2022, kur filloi pushtimi, patëm inflacion shumë të fortë të mallrave për shkak të pandemisë dhe pengesave të furnizimit. Së dyti, ekonomia evropiane sapo ishte rihapur pas të gjitha bllokimeve. Njerëzit ishin të prirë të shkonin me pushime ose ishin më të qetë për të shkuar në një restorant dhe për të shpenzuar paratë e tyre. Së treti, Rusia kishte kufizuar furnizimet me energji edhe para fillimit të pushtimit. Pra, ne kishim tre faktorë që nxisin inflacionin në fillim të vitit 2022: pengesat, lufta dhe çmimet e energjisë dhe rihapja e Evropës. Inflacioni që po shohim erdhi nga këta faktorë të pazakontë. Gjetja e zgjidhjes për atë inflacion, kjo është puna jonë”, ka theksuar ai ndër të tjera.

Por, për të siguruar shkallë të inflacionit në 2 për qind, Lane ka thënë se do të duhet të ketë sërish rritje të normës së interesit për hua.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika