Lansohet platforma “KosovaDiplo365”, Kurti: Nismë për fuqizimin e diplomacisë

Për platformën e re "KosovaDiplo365", kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo është një nismë për fuqizimin e diplomacisë qytetare dhe lidhjen e qytetarëve të Kosovës me botën nëpërmjet një mjedisi digjital të ndërveprimit dhe promovimit të sukseseve të tyre në arenën ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, 8 prill 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar këtë të hënë platformën e re “KosovaDiplo365”, e cila është një nismë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Fondacionit Ipko.

Në fjalimin e tij kryeministri Kurti ka bërë të qartë se qëllimi kryesor i kësaj platforme është të krijojë një mjedis, ku qytetarët e Kosovës kanë mundësi të lidhen me botën nëpërmjet sferave të ndryshme të jetës.

“KosovaDiplo365 nuk është vetëm një adresë interneti, ajo është platforma që e ofron pikërisht këtë mjedis, dhe që shërben jo vetëm në dokumentin digjital të historisë dhe kulturës sonë, por edhe në mbrojtjen dhe kultivimin e këtyre. Është një nismë për fuqizimin e diplomacisë qytetare, që i ofron të gjithëve një mundësi për t’u angazhuar në këtë rrugëtim të përbashkët”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Platforma “KosovaDiplo365”, sipas tij, synon të ngrejë prezencën digjitale të tregimeve të sukseseve dhe arritjeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nëpër botë, dhe në të njëjtën kohë të shërbejë si hapësirë e ndërveprimit brenda dhe jashtë shtetit.

“Përmes kësaj platforme synohet të fuqizohet Diplomacia Publike e Kosovës përmes zërave më të fuqishëm të saj – atë të vetë qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri Kurti gjithashtu ka theksuar rolin e mërgimtarëve të Kosovës në promovimin dhe përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Kosova kishte mërgatë para se të kishte shtet. Ne kemi qytetarë diplomatë, kanë marrë përsipër të na përfaqësojnë dhe promovojnë në botë pavedijshëm. Përfaqësimi i tyre është më shumë pasojë sesa qëllim, shembujt si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Xherdan Shaqiri, Granit Gjaka, juristet tanë e të tjerë, na bëjnë gjithherë e më shumë krenarë. Ne punojmë që të krijojmë një mjedis që qytetarët tanë të lidhen me botën. Kjo nuk është veç platformë digjitale. Është nismë për fuqizimin e diplomacisë dhe të gjithë mund të bashkëngjiten. Ta shpërndajmë e ta forcojmë atë”, ka thënë tutje Kurti.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika