Lansohet Portali i Dukagjinit

Nga sot (e hënë), Portali D i është bashkangjitet korporates Dukagjini si produkti më i ri i saj.

Krahas një mijë e 500 portaleve në relacionin Kosovë-Shqipëri, portali D është portali më i ri në vend. Pas një muaji përgaditjesh, portali D është tashmë i çasshëm për publikun.

Për rëndësinë e pjesëmarrjes së një portali në këtë kompani, është shprehur drejtori i programacionit, Fiton Dibrani.

“Ka qenë e rëndësishme se Dukagjini veçse ka qenë media mjaftushëm e etabluar ne skenën tonë mediale, e ka Radion që është radioja më e dëgjuara në Kosovë, Televizionin e në këtë rast është shtuar edhe Portali”, ka thënë Dibrani gjersa ka shtuar se qëllimi i këtij portali do të jetë raportimi i së vërtetës dhe interesi i publikut.

“Secila media e re është një festë, është një zë tjetër, një mundësi për të marrë një informcion në një formë tjeter”, ka shtuar ai.

Për lansimin e këtij portali është shprehur edhe redaktori i tij, Ridvan Emini.

‘Dukagjini tashmë është dëgjuar dhe shikuar, dhe tani është koha për t’u lexuar”, ka thënë Emini.

Portali D është media e parë e shkruar nga Korporata Dukagjini.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika