Lansohet raundi i 13-të të Programit të Bursave për Master të BE-së
Këtë të hënë është lansuar raundi i 13-të i Programit të Burseve për Master të BE-së, ky program synon të përmirësojë punën e administratës publike dhe shërbimet që ajo ofron për të gjithë qytetarët në Kosovë. Ky program njihet si “Young Cell Scheme” ndihmon në harmonizimin e funksionimit të administratës publike të Kosovës me standardet […]





Këtë të hënë është lansuar raundi i 13-të i Programit të Burseve për Master të BE-së, ky program synon të përmirësojë punën e administratës publike dhe shërbimet që ajo ofron për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Ky program njihet si “Young Cell Scheme” ndihmon në harmonizimin e funksionimit të administratës publike të Kosovës me standardet e BE-së.
“BE-ja fillimisht filloi të mbështesë arsimin e nivelit master të shërbyesve civil në Kosovë në vitin 2004. Që atëherë, 364 nëpunës civil u arsimuan në fushat që i konsideronte më të nevojshme Qeveria dhe u kontribua shumë në punën e administratës publike në Kosovë dhe në cilësin e shërbimeve që ofron”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Ne inkurajojmë fuqishëm pjesëmarrjen e grave dhe komuniteteve joshumicë në program”.
Investimi i BE-së në 12 të parat dhe tre raundet e reja të Programit të Bursave Master do të arrijë në 15.3 milionë euro, ndërsa deri në vitin 2026, të paktën 470 persona nga Kosova duhet të përfitojnë nga programi.
“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e mëtejmë të procesit të reformave të administratës publike, duke e shfrytëzuar projektin si një nga mundësitë më të mira që siguron dhe promovon transparencën dhe meritokracinë në shërbimin civil. Këtë projekt e konsiderojmë unik, sepse mundëson arritjen e njëkohshme të disa qëllimeve”, është shprehur zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi.
Bislimi ka theksuar se ky program është investimi më i qëndrueshëm në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim sepse mundëson fuqizimin e agjentëve lokalë të ndryshimit brenda sistemit qeverisës, njofton Zyra e Kryeminsitrit.
Programi i Bursave për Master i BE-së i obligon përfituesit e tij që të punojnë në një nga institucionet e Kosovës për të paktën tre vjet pas diplomimit.




















