Laporta: Barcelona nuk mund të krijojë pritshmëri me Messin

Presidenti aktual i Barcelonës është shprehur se do të donin shumë që Messi të kthehej në ish-klubin e tij, por nuk ka dhënë konfirmim nëse do të kthehet

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta

Presidenti aktual i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur dëshirën e tij për të parë Lionel Messin të luajë përsëri për Barcelonën, por ai theksoi se klubi nuk është i gatshëm të gjenerojë pritshmëri për një rikthim të mundshëm verën e ardhshme.

Kontrata e Messit me Paris Saint-Germain zgjat deri në fund të sezonit, dhe sipas raportimeve, të dyja palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje rinovimi.

Ndërkaq, presidenti i Barcelonës bëri të qartë se klubi nuk do të përdorë leva financiare për të nënshkruar me lojtarë të rinj në të ardhmen.

“Dje patëm një takim me mediat”, ka thënë Laporta për mediat zyrtare të Barcelonës.

“Kemi pasur biseda me ton të relaksuar. Është e qartë se do të doja që ai të kthehej një ditë. Do të doja shumë, por nuk mund t’i rrisim pritshmëritë. Ai është një lojtar i PSG -së dhe ka një kontratë me ta. Ai sapo ka fituar Kupën e Botës. Ne jemi shumë të lumtur për të”, ka thënë tutje ai.

Por, ai ka theksuar se nuk dëshiron të sigurojë pritshmëri që është shumë e vështirë për t’i përmbushur.

“Tani La Liga ka vendosur kufizime për levat. Do të ishte e mundur të bëhej një nga këto operacione, por nuk do të ishte të nënshkruante një lojtar. Për ne, ai është më i miri i të gjitha kohërave. Ne e kemi pasur këtu dhe ai është bërë lojtar këtu”, është shprehur ai.

Gjithashtu, Laporta ka thënë se është i bindur që Messi në zemrën e tij është një tifoz i Barcelonës dhe gjithmonë do të jetë i lidhur me Barcelonën.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika