Laporta: Mbappe “u rrëmbye për para”
Pritshmëritë ishin që lojtari francez Kylian Mbappe të bënte transfer të lirë në klubin e futbollit, Real Madrid por gjërat morën një kahje krejtësisht tjetër pasi PSG hodhi gjithçka tek Mbappe. Oferta e cila i’u ofrua Mbappes, një pagë javore prej 650,000 paund e me bonuse të shumta e bënë lojtarin me sa duket që […]
Pritshmëritë ishin që lojtari francez Kylian Mbappe të bënte transfer të lirë në klubin e futbollit, Real Madrid por gjërat morën një kahje krejtësisht tjetër pasi PSG hodhi gjithçka tek Mbappe.
Oferta e cila i’u ofrua Mbappes, një pagë javore prej 650,000 paund e me bonuse të shumta e bënë lojtarin me sa duket që të mos e refuzojë këtë ofertë, tani ylli francez do të qëndrojë në klubin e Paris Saint German deri në vitin 2025.
#KylianCestParis 🔴🔵 pic.twitter.com/06hyUco30m
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 23, 2022
Laporta akuzoi francezët e PSG se marrëveshja me Mbappen deformon tregun.
“Kjo deformon tregun, lojtarët përfundojnë duke u rrëmbyer për para”, është shprehur presidenti i Barcelonës për L’Esportiu de Catalunya, raporton Sport Bible.
Laporta: "Mbappe staying at PSG is a sad reflection on the state of football. That is what happens when you have a state funding you from behind. Players end up being kidnapped with money. It goes against all of the principles in the European Union." pic.twitter.com/plDnuRmWzA
— Barça Universal (@BarcaUniversal) May 25, 2022
“Këto janë efektet e një klubi që ka një shtet pas tij. Kjo bie ndesh me të gjitha parimet e Bashkimit Evropian. Është një reflektim mbi qëndrueshmërinë e futbollit në Evropë”.
Laporta nuk ishte i pari që grumbulloi kritika ndaj PSG-së, me presidentin e La Liga-s, Javier Tebas që e cilësoi marrëveshjen midis Mbappe dhe PSG-së si ‘skandaloze’ dhe paraqiti një ankesë tek UEFA dhe autoritetet franceze dhe BE, duke pretenduar se marrëveshja e Mbappe ‘sulmon stabilitetin ekonomik. të futbollit evropian.’
Tebas në deklaratën e tij sulmoi edhe pronarët e PSG-së.
Ai tha: “Ajo që PSG do të bëjë duke ri-nënshkruar Mbappe me shuma të mëdha parash pasi ka humbur 700 milionë euro në sezonet e fundit dhe ka 600 milionë euro në tabelat e pagave, është një fyerje për futbollin”.















