Larg politikës, Bislimi e ambasadori gjerman organizojnë lojë futbolli

"Shumë futboll - pa politikë", kështu ka shkruar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka bërë të ditur se ka zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli me një ekip të organizuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Pamje nga ndeshja në mes ekipit të ambasadorit gjerman, Jorn Rohde dhe ekipit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi





Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter duke treguar se të hënën kanë zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli me një ekip të organizuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Shumë futboll – pa politikë! Dje me ekipin tim të Ambasadës Gjermane luajtëm me top kundër zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi”, ka shkruar Rohde.

Tutje, ai këtë organizim të ndeshjes e ka quajtur si nostalgji, pasi kjo skuadër sipas tij, ka luajtur së bashku nga ditët e tyre studentore në Zagreb.

“Ishte argëtim i mirë me shumë gola të shënuar. Përsëritet së shpejti”, ka vijuar tutje.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika