Largimi i Lajçakut nga dialogu Kosovë-Serbi, s’është befasi për politologun Ramadani

Politologu Shkodran Ramadani u shpreh se Kosova mund të shfrytëzoj ndërrimin potencial të ndërmjetësuesit dhe të insistoj që pasardhësi i Lajçakut të jetë dikush që mund të jetë më pro Kosovës

Politologu Shkodran Mustafa, flet për largimin e Lajçakut

Politologu Shkodran Ramadani, në emisionin “Rreth e Rrotull në TV Dukagjini, ka thënë se Lajçaku është politikan i cili u angazhua në shumë procese, i cili ka shtegëtuar nga një pozitë në tjetrën dhe ka një karrierë të bujshme në diplomaci.

Sipas Mustafës, largimi i Lajçakut nuk është asgjë befasuese, ishte gjë që pritej dita-ditës.

“Vite më parë ishte përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Bonje Hercegovinë dhe kur i erdhi mundësia që të bëhet ministër i Jashtëm i Sllovakisë, ai e la postin që e kishte në Bosnje dhe vazhdoi punën në vendin e tij në Sllovaki”, ka thënë Ramadani.

Politologu Ramadani ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se largimi i Lajçakut duhet të shikohet si një mundësi e kufizuar për të ndryshuar formatin e dialogut.

“Roli i ndërmjetësuesit nuk është i parëndëshishëm, ai mund t’i diktojë dinamikat, agjentat, detajet në prapaskena dhe në tavolinën e negociatave”, ka shtuar tutje.

Ramadani u shpreh se Kosova mund të shfrytëzojë ndërrimin potencial të ndërmjetësuesit dhe të insistojë që pasardhësi i Lajçakut të jetë dikush që mund të jetë më pro Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika