Largohen nga “Shtëpia e sigurt” katër persona në Gjakovë, gjenden dy prej tyre

ilustrim

Katër persona janë larguar nga një shtëpi e sigurt në Gjakovë, ndërsa policia ka arritur të gjejë dy prej tyre.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 12 maj 2026, rreth orës 08:00.

“Nga shtëpia e sigurt është raportuar se dy femra dhe dy meshkuj kosovarë janë larguar dhe nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe operative, dy nga personat e raportuar janë gjetur dhe janë kthyer në shtëpinë e sigurt.

Ndërkaq, kërkimet janë duke vazhduar edhe për dy personat e tjerë, derisa rasti mbetet nën hetime.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika