Largohen shtretërit e pistë nga Pediatria, prindërit ankohen për sjelljen e stafit

Gjendja e rëndë e raportuar në Klinikën e Pediatrisë detyroi QKUK-në të largojë shtatë shtretër të dëmtuar dhe të suspendojë katër infermierë e një punëtor teknik. Prindërit ankohen për mungesë higjiene dhe trajtim jo të duhur. Por, problemet jo veç në Pediatri por përgjithësisht në QKUK janë sistematike derisa premtohet modernizim i inventarit.

Shtretërit që deri dje shfrytëzoheshin nga fëmijët e sëmurë, sot përfunduan në plehra.

Pamjet që nxorën në pah gjendjen reale brenda Klinikës së Pediatrisë në QKUK, të publikuara nga një nënë që po trajtonte djalin e saj të sëmurë aty, sollën edhe reagim institucional.

Paraditen e së martës, shtatë shtretër të dëmtuar dhe të papastër u larguan nga reparti.

Por për prindërit, problemi nuk nis e as nuk mbaron te inventari.

“Këtu mjekët ishin arrogantë shumë, s’po ja u nijke hic, papastërti, infektohen njerëzit katastrofë”, tha një prind për Dukagjinin.

Pas publikimit të rastit, Drejtoria e QKUK-së vendosi për suspendimin e katër infermierëve dhe një punëtori teknik.

Por, Saranda Ramaj, gazetare që gjatë ka përcjell sektorin e shëndetësisë, vlerëson se masat e tilla nuk sjellin asnjë rezultat.

“Në momentin kur ti vendos procedura edhe standarde që janë unike për krejt spitalet, ky është ndryshimi sistemik, kur nuk don me adresu por don me u la në publik, atëherë e gjen hallkën më të dobët, që është personi i shërbimit teknikë, ia jep një vërejtje dhe kështu arsyetohesh që ke bërë diçka, por në fakt pas një jave problemi i njëjtë do të vazhdojë, por tek një pacientë tjetër”, deklaroi Ramaj.

Gjendja e ngjashme nuk kufizohet vetëm në Pediatri.

Mungesa e mirëmbajtjes, sipas njohësve të sektorit, është problem i kahershëm edhe në Klinikat e tjera të QKUK-së.

“Shtretërit dëmtohen, lidhen me konop, nga vetë stafi mjekësorë, nganjëherë edhe nga pacientët. Ka dyshek të dëmtuar, të njollosur, e çka është më problematike është se janë të rrezikshëm për të shkaktuar infeksione nga pacientët, e që nuk mirëmbahen nga askush. Është papërgjegjësi totale, së pari i sektorit e më pas hierarkisë që përfshin shefa, drejtor”, u shpreh njohësi i fushës së Shëndetësisë, Bujar Vitija.

Përballë kritikave, QKUK tash për ndryshimet që do të sjellë, po thirret në emër të një projekti për modernizimin e infrastrukturës.

“Deri të premten e kësaj jave, i presim të dhënat nga klinikat me planifikimet për inventar të ri, për shtretër dhe të tjera, nga një kontratë me 51 artikuj. Pastaj do të mblidhen të gjitha ato të dhëna, do të strukturohen dhe do të bëhet kërkesa për furnizime. Besojmë që për një periudhë shumë të shkurtër, shumë të shpejtë, do të bëhen furnizimet sipas kontratës që është lidhur nga AQP-ja”, tha drejtori i Shërbimeve Tekniko-Administrative në QKUK, Fisnik Dobra.

Brenda Klinikës së Pediatrisë u raportua edhe për mungesë të materialeve higjenike, për çka të martën, nuk ktheu përgjigje Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika