Largohet Marina, Chelsea prezanton bordin e ri të klubit

Chelsea ka njoftuar për një seri emërimesh në Bordin e tij të Drejtorëve dhe ndryshime të tjera drejtuese. Përmes një njoftimi, klubi londinez ka bërë të ditur se Marina Granovskaia është larguar nga “Stamford Bridge”, dhe se kryetari i klubit, Bruce Buck, do të largohet

Marina Granovskaia pas fitores së Chelsea në Kupën e Botës për Klube në Abu Dhabi në shkurt (Foto: Matthew Ashton/AMA/Getty Images)

Chelsea FC  ka konfirmuar se drejtoresha, Marina Granovskaia, do të largohet nga roli i saj si drejtore sportive këtë verë, riparimi i madh në klub vazhdon pas njoftimit se po ashtu kryetari i klubit, Bruce Buck, do të largohet.

Bashkëpronari i ri Todd Boehly zëvendëson Buck pas blerjes së klubit nga Roman Abramovich, me amerikanin që tani merr drejtimin në negociatat edhe në tregun e transferimeve si drejtor i përkohshëm sportiv.

Boehly mësohet të ketë qenë kyç në negociatat për rikthimin e Romelu Lukakut në Inter Milan në formë huazimi.

Tashmë pronari i ri bashkëkontrollues është konfirmuar si kryetari i ri i klubit të Stamford Bridge, duke zëvendësuar Buck.

Todd Boehly zëvendëson Buck pas blerjes së klubit nga Roman Abramovich

Granovskaia kishte “vepruar si përfaqësuese e pronarit në klub dhe në mbështetje të bordit të drejtorëve”, që nga viti 2010 dhe u emërua në bord në vitin 2013 kur mori përgjegjësinë për negociatat e transferimit dhe kontratës.

“Falënderojmë Marinën për shërbimin e saj shumëvjeçar të shkëlqyer për Klubin dhe i urojmë të gjitha më të mirat në sipërmarrjet e saj të ardhshme”, ka thënë Boehly pas njoftimit.

Lajmi vjen pasi të gjithë figurat kryesore të konsorciumit Boehly-Clearlake Capital janë shtuar në bordin e ri të Chelsea-t, teksa epoka e re e klubit nga Londra perëndimore vazhdon të rritet.

“Si kujdestarë të Chelsea FC, ne tani fillojmë të ekzekutojmë vizionin dhe planin tonë afatgjatë për klubin, duke krijuar një përvojë të jashtëzakonshme për tifozët e tij pasionantë, besnikë dhe duke vazhduar të sfidojmë për nderimet kryesore në përputhje me historinë e përkushtuar të Chelsea FC,” ka thënë Boehly, raporton Portali D.

Anëtarët e tjerë të bordit të konfirmuar të Chelsea FC përfshijnë:

Behdad Eghbali dhe José E. Feliciano, bashkë-pronarët kontrollues të Chelsea FC, dhe bashkëthemeluesit dhe partnerët menaxhues të Clearlake Capital

Mark Walter, bashkëpronar i Chelsea FC, bashkëthemelues dhe CEO i Guggenheim Partners, pronar i Los Angeles Dodgers, Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Sparks

Hansjörg Wyss, bashkëpronar i Chelsea FC, themelues i Fondacionit Wyss

Jonathan Goldstein, bashkëpronar i Chelsea FC, bashkëthemelues dhe CEO i Cain International

Barbara Charone, drejtor dhe bashkëthemelues i MBC PR

Lord Daniel Finkelstein OBE, kolumnist dhe ish-redaktor ekzekutiv i The Times

James Pade, partner dhe drejtor menaxhues i Clearlake Capital

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika