Latifi: Komisioni për shëndetësi nuk e zbeh funksionin tim, e fuqizon atë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se shëndetësia nuk i takon vetëm ministrit të Shëndetësisë, por e gjithë Qeverisë. Ai e sheh si të domosdoshëm krijimin e Komisionit për Shëndetësi ngase mund ta ndihmojë këtë sektor në vend

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ndonëse roli i tij si Ministër i Shëndetësisë vihej në pikëpyetje, pas krijimit të Komisionit Ekzekutiv për shëndetësi, të kryesuar nga Kryeministri, Albin Kurti, në kuadër të Qeverisë së Kosovës, Latifi ka thënë se kjo nuk e zbeh aspak rolin e tij, përkundrazi e fuqizon.

Gjersa ka qeshur në një pyetje të tillë, ai ka thënë se shëndetësia e një vendi nuk i takon vetëm ministrit të Shëndetësisë, por e gjithë Qeverisë.

“Absolutisht jo. Shumë shtete nëpër botë kanë Health Comition, komision të shëndetësisë. Në realitet kur ka kriza të ndryshme krijon komisione e tilla, ne jemi në krizë … shëndetësia nuk i takon vetëm ministrit të Shëndetësisë, as ministrit Financave, asnjë ministrit, i takon gjithë aparatit qeveritarë. Vetëm nëse të gjithë ne jemi në një dhomë, bisedojmë për të njëjtat gjëra, pajtohemi për të njëjtin strategji, ne mund ta zhvillojmë shëndetësinë e Kosovës. Unë sot jam ministër, nesër mund të mos jem, po ky komision i cilitdo ministri, i cilitdo kryeministri, duhet të vazhdojë të ekzistojë për shkak se e ndihmon shëndetësinë, sikurse kryeministri, Albin Kurti është udhëheqës i disa komisioneve tjera, kështu që absolutisht nuk është zbehje e funksionit tim, mendoj që është fuqizim i funksionit tim”, ka deklaruar Latifi për KP.

Ndër të tjera, Latifi ka thënë se brenda javës së ardhshme ose brenda dy javëve të ardhshme, do të hapet konkursi për 30 specializantë.

“Ne diçka të keqe që kemi bërë shumë vite nuk kemi hapur specializime të reja për askënd, deri para dy vite që kemi hapur 1500 vetë për një kohë. Brenda dy jave do ta hapim konkursin për 30 specializant e pastaj për çdo muaj kemi për të vazhduar të hapin konkurs për specializime të ndryshme”, ka thënë ai.

Sa i përket sigurimeve shëndetësore, Ministri Latifi ka thënë se kjo çështje do të diskutohet në Komisionin Ekzekutiv për shëndetësi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika