Latifi takon e ushtruesen e detyrës së SHSKUK-së
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e ka takuar të mërkuren ushtruesen e detyrës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zenjullahu- Raçi, me rastin e marrjes së detyrës. Këtë detyrë Zenjullahu-Raci, e morri pasi dha dorëheqje tashmë ish-drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se ministri Rifat Latifi, i […]
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e ka takuar të mërkuren ushtruesen e detyrës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Pranvera Zenjullahu- Raçi, me rastin e marrjes së detyrës.
Këtë detyrë Zenjullahu-Raci, e morri pasi dha dorëheqje tashmë ish-drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se ministri Rifat Latifi, i ka dhënë mbështetje drejtoreshës së re në menaxhimin e SHSKUK-së.
“Në takimin e parë njohës, ministri Latifi i ofroi Dr. Zejnullahu-Raçi mbështetje në menaxhimin e SHSKUK-së, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve, detyrë kjo që kërkon sakrificë dhe kurajo për t’i bërë ndryshimet e nevojshme në këtë institucion tejet të rëndësishëm për qytetarët e vendit”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Në njoftimin e MSh-së, thuhet se drejtoresha e re e ka falënderuar ministrin për vizitën dhe kanë biseduar për ta përmirësuar ShSKUK-në.















