Laura Fazliu bëhet nënkampione e Evropës

Për herë të parë në karrierën e saj, xhudistja kosovare Laura Fazliu është bërë nënkampione e Evropës. Ajo fitoi medaljen e argjendtë, në kategorinë – 63kg të Kampionatit Evropian “Sofia 2022”. Fazliu, pësoi humbje në finale nga Gemma Howell e Britanisë së Madhe. Në këtë garë xhudistja kosovare i ka shënuar katër fitore.