Laura Fazliu në çerekfinale të Botërorit të xhudos
Laura Fazliu ka siguruar një vend në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet këtë javë. Në kategorinë deri në 63 kilogramë, ajo e mposhti italianen Carlotta Avanzato në luftën e dytë të ditës. Përballja ishte e fortë, por Laura mbajti iniciativën gjatë gjithë kohës dhe në minutën e fundit realizoi një hedhje […]
Laura Fazliu ka siguruar një vend në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet këtë javë.
Në kategorinë deri në 63 kilogramë, ajo e mposhti italianen Carlotta Avanzato në luftën e dytë të ditës.
Përballja ishte e fortë, por Laura mbajti iniciativën gjatë gjithë kohës dhe në minutën e fundit realizoi një hedhje të bukur që i solli fitoren me Ippon.
Fazliu konsiderohet një nga favorite në këtë kategori dhe me secilën luftë po tregon formë në rritje.















