Lavrov: Heqja e sanksioneve kundër Rusisë është pjesë e bisedimeve për paqe me Ukrainën

Ukraina dhe Rusia nuk kanë mbajtur bisedime ballë për ballë për të siguruar paqe që nga 29 marsi, atmosfera është acaruar mbi akuzat e Ukrainës se trupat ruse kryen masakra ndaj civilëve derisa u tërhoqën nga zonat afër Kievit. Ndërkaq, Moska i ka mohuar këto pretendime

Heqja e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, është pjesë e negociatave për paqe ndërmjet Moskës dhe Ukrainës, negociata të cilat janë të vështira, po vazhdojnë çdo ditë, ka thënë Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të shtunën, raporton Reuters.

Kievi paralajmëroi të premten paralajmëroi se bisedimet për t’i dhënë fund pushtimit rus, tashmë në muajin e tretë, janë në rrezik të kolapsojnë.

“Aktualisht, delegacionet ruse dhe ukrainase po diskutojnë çdo ditë përmes video-konferencave për një traktat të mundshëm në mes të dy vendeve”, tha Lavrov për agjencinë zyrtare të lajmeve të Kinës Xinhua të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka këmbëngulur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë duhet të forcohen dhe nuk mund të jenë pjesë e negociatave.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë mbajtur bisedime ballë për ballë për të siguruar paqe që nga 29 marsi, atmosfera është acaruar mbi akuzat e Ukrainës se trupat ruse kryen masakra ndaj civilëve  derisa u tërhoqën nga zonat afër Kievit. Ndërkaq, Moska i ka mohuar këto pretendime.

Veprimet e saj në Ukrainë Moska i quan një “operacion special” për të demilitarizuar dhe “denazifikuar” fqinjin e saj. Ukraina dhe Perëndimi thonë se Rusia nisi një luftë të paprovokuar ndaj Ukrainës.

“Axhenda e bisedimeve përfshin gjithashtu, ndër të tjera, çështjet e denazifikimit, njohjen e realiteteve të reja gjeopolitike, heqjen e sanksioneve, statusin e gjuhës ruse”, tha Lavrov, pa dhënë shumë detaje.

“Ne jemi për vazhdimin e negociatave, edhe pse ato janë të vështira”, tha Lavrov.

Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Moskës. Ata kanë ngrirë rreth gjysmën e rezervave shtetërore të arit dhe valutës së huaj të Rusisë, duke goditur ekonominë e Rusisë dhe duke e vendosur atë në prag të falimentimit.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika