Lavrov mënjanoi pretendimet se po trajtohej nga sëmundjet e zemrës
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka shmangur pretendimet se ishte shtruar në spital në Indonezi. AP ka cituar zyrtarë indonezianë duke thënë se ministri 72-vjeçar rus ishte dërguar në spital me një sëmundje të zemrës pas mbërritjes në samitin e G20. Menjëherë pas qarkullimit të lajmeve se Lavrorv ishte shtruar në spital, zyra e […]
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka shmangur pretendimet se ishte shtruar në spital në Indonezi.
AP ka cituar zyrtarë indonezianë duke thënë se ministri 72-vjeçar rus ishte dërguar në spital me një sëmundje të zemrës pas mbërritjes në samitin e G20.
Menjëherë pas qarkullimit të lajmeve se Lavrorv ishte shtruar në spital, zyra e ministrit ka publikuar një video të ministrit të ulur në një oborr duke lexuar dokumente.
Ndërsa, zëdh՞nësja e ministrit, Maria Zakharova, është dëgjuar duke pyetur ministrin Lavrov për raportin. Dhe ky i fundit kishte fajësuar “gazetarët perëndimorë” për dezinformim.
“Ata kanë shkruar për presidentin tonë për vite se ai është i sëmurë. Nuk ka asgjë të re këtu”, ka thënë ministri i Jashtëm rus, duke shtuar se “Gazetarët perëndimorë duhet të jenë më të vërtetë dhe duhet të shkruajnë të vërtetën”, raporton telegraph.
Guvernatori i Baslit, Wayan Koster, ka thënë për Reuters se ministri Lavrov kishte vizituar spitalin për atë që ai tha se ishte një kontroll dhe se ministri ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Diplomati rus, i cili ka shërbyer si ministër i Jashtëm që nga viti 2004, ka shkuar në Bali si kreu i delegacionit rus për samitin e G20, pasi presidenti Vladimir Putin ka vendosur të mos shkonte vetë.















